Google ADS

Krimi që nuk u harrua, italianët kapin shqiptarin, por grekët e kërkonin “me qiri”: Vrau në vitin 2010

14:55 | 26 Gusht 2022
L G

Italisë i është kërkuar të ekstradojë në Greqi një shqiptar të shumë kërkuar nga shteti helen për një vrasje të ndodhur 12 vite më parë.

Bëhet fjalë për një vrasje që ndodhi gjatë një grabitjeje në Greqi, të cilën policia greke e ka zbardhur dhe shpalli në kërkim shqiptarin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Shqiptari u kap në Tirolin e Jugut në Itali, dhe pas hedhjes së të dhënave në sistemin europian të personave në kërkim, ka rezultuar se në Greqi e prisnin për t’i vënë prangat, raporton abcnews.al.

Pas kësaj, grekët kanë dorëzuar në gjykatën e qytetit një kërkesë për ekstradimin e tij. Deri në përfundimin e procedurave, shqiptari do të presë në një burg në Bolzano. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme