Çitaku: Kosova e ka mundësinë e artë me Bidenin në Shtëpinë e Bardhë

11:21 | 26 Gusht 2022
K.B

Nën kryetarja e Partisë Demokratike së Kosovës, Vlora Çitaku ka pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti rreth bisedimeve me palën serbe në Bruksel, që u pa si reagim për Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Chrisopher Hill,.

Çitaku ka thënë se askush më në SHBA e as në Bruksel nuk e sheh më rajonin me thjerrëzat e dy dekadave më parë, e as popullin e Kosovës si një popull të viktimizuar të cilin duhet shpëtuar.

Ajo thotë se Kosova tani në sytë ndërkombëtarëve shihet si një shtet i pavarur e sovran, ku ata kanë investuar gjatë, ndërkohë që as Serbia më nuk shihet si një shtet të cilin duhet luftuar.

“Aleatët tanë, kur e shohin Kosovën, nuk e shohin një popull të viktimizuar të cilin duhet shpëtuar. Kur e shohin Kosovën, ata shohin një shtet të pavarur dhe sovran, në të cilin kanë investuar gjatë. E shohin një prej demokracive më vibrante në rajon, dhe presin nga ne të sillemi përgjegjëshëm.

Kur e shohin Serbinë nuk e shohin një shtet të cilin duhet luftuar. E shohin një shtet i cili sot është problematik, por potencialisht partner, dhe të cilin duan ta ankorojnë kah perëndimit.

Bota ka ndryshuar shumë nga viti 1999 dhe nuk ka asnjë apetit për tu marrë me menaxhim krizash në rajonin tonë”, shkruan Çitaku ndër të tjera.

Ajo tutje thotë se Kosova e ka një mundësi të artë me presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë, duke marrë parasysh angazhimin e tij personal të mëparshëm për rajonin tonë.

E ne si Kosovë e kemi një mundësi të artë me Biden në Shtëpi të Bardhë, meqë Presidenti Amerikan ka një kujtesë dhe angazhim personal në rajonin tonë.

Mirëpo, kjo mundësi duhet shfrytëzuar konstruktivisht, duke ofruar zgjidhje dhe alternativa, e jo duke shkaktuar probleme artificiale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme