Papa Françesku i ka kërkuar Phenjanit që ta ftojë në Korenë Veriore, duke thënë se nuk do ta refuzonte mundësinë për ta vizituar këtë vend dhe për të punuar për paqe.
Një vizitë e mundshme e Papës në shtetin e izoluar është përmendur më 2018 kur ish-presidenti i Seulit, Moon Jea-in, pati nisur një rund të bisedimeve diplomatike me liderin e Phenjanit, Kim Jong Un.
Moon, i cili është katolik, ka thënë gjatë samitit se Kim i ka thënë që Papa do të ishte i mirëpritur.
Papa Françesku ka thënë atëbotë se ka gatishmëri për të bërë vizitën, nëse pranon ftesë zyrtare.
Megjithatë, Phenjani ka shkëputur në masë të madhe kontaktet me Seulin, si pasojë e dështimit të samitit të dytë në mes të Kimit dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump më 2019.
“Kur ata më ftojnë – po e them, ju lutem më ftoni – nuk do të them jo”, ka thënë Papa Françesku për transmetuesin jugkorean, KBS.
“Qëllimi është thjesht te vllazërimi”, ka shtuar ai.
Lidhjet në mes të Koresë Veriore dhe asaj Jugore janë ftohur edhe më shumë pas inaugurimit të presidentit të ri në Suel, Yoon Suk-yeol.
Yoon ka ofruar ndihmë për Korenë Veriore në kthim të çarmatosjes, mirëpo Kim ka hedhur poshtë diçka të tillë.
Koreja Veriore ka kryer disa testime raketore këtë vit, përfshirë raketën balistike interkontinentale me rreze të gjatë veprimi, për herë të parë prej vitit 2017.
Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia ndalojnë Koresë së Veriut testimet e raketave balistike apo testime tjera bërthamore./rel
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...