Google ADS

Kryeministri i Luksemburgut pritet me ceremoni zyrtare në Tiranë

10:29 | 26 Gusht 2022
L G

Kryeministri Edi Rama prit sot Kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ceremoniali i Mirëseardhjes u zhvillua në Kryeministri, ku kryeministri Bettel u prit me ceremoni shtetërore.

Pas himneve, të dy kryeministrat kanë ecur në tapetin e kuq, ku u përshëndetën me delegacionet, për t’iu drejtuar më pas zyrës së kryeministrit Rama.

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel po zhvillon sot një vizitë zyrtare në vendin tonë me ftesë të homologut shqiptar, Edi Rama.

Pas takimit dypalësh, në orën 10:30 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave./ATSH/

Të ngjashme