Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga së fundmi ka qenë e pranishme në një nga klubet e natës në Prishtinë për të ndjekur nga afër performancën e këngëtares së njohur, Dafina Zeqiri.
Të dyja kanë shfrytëzuar këtë natë edhe për të pozuar së bashku në prapaskenë, imazhe të cilat ia kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram.
Vet Jahjaga nuk i ka kursyer disa fjalë të mira për këngëtaren e njohur për sukseset e të cilës tha se ndihet krenare.
“Kosova ka artistë të mrekullueshëm e tejet të suksesshëm. Dafina është njëra nga to dhe ne të gjithë e dim. Ke shkëlqyer në skenë mbrëmë. Ti gjithmonë më bën krenare”, ka shkruar Jahjaga në mbishkrimin e fotove.
Në anën tjetër në fotografi me themeluesen e fondacionit “Jahjaga Foundation” teksa shkruar: Më e mira, të dua”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...