I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar gjatë javës kanë qëndruar në Prishtinë dhe Beograd në përpjekje për të gjetur zgjidhje rreth shtensionimit të situatës në veri të Kosovës, derisa Qeveria e Kosovës nga 1 shtatori pritet të zbatojë vendimin për targat dhe dokumentet.
E të enjten pas vizitave në Kosovë, Lajçak dhe Escobar kanë qëndruar në Beograd.
Lajçak në një postim në Twitter ka shkruar se pas një raundi të dytë të bisedimeve në Beograd, shpreson se janë në rrugën e duhur, duke vlerësuar siç shkruan “përpjekjet e sinqerta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tu mbështetur në zgjidhje evropian”.
“Pas një raundi të dytë diskutimesh, mbrëmë vonë, unë shpresoj se jemi në rrugën e duhur. I vlerësoj përpjekjet e sinqerta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tu mbështetur në zgjidhje evropiane. Bisedimet tona do të vazhdojnë”, shkruan Lajçak. /arbresh.info/
After a second round of discussions late last night, I hope we are on the right track. I appreciate @predsednikrs sincere effort to support a European solution. Our talks will continue.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 26, 2022
Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother pas mesnatës – është ...
Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve në Komis...
Arrestohet në Prishtinë burri që e ngacmoi dhe e përcolli nj...
Protesta me bllokim rrugësh/ Procedohen katër deputetë të PD...
Vdes i burgosuri në Istog, gjendja iu keqësua derisa po tran...
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prizren