Shqiptari i pamposhtur, Florian Marku, ka dalë fitues përballë Miguel Parra Ramirez në ‘Air Albania Stadium’ në Tiranë për ta fituar titullin WBC Silver në kategorinë e mesme të lehtë.
U deshën 10 raunde që ‘The Albanian King’ të triumfonte me vendim unanim të gjyqtarëve (96-91, 96-91, 95-92).
Gjatë meçit nuk munguan edhe momentet e vështira për boksierin shqiptar, por ai ia doli të ishte fitimtar në fund.
Pas përfundimit të meçit dhe shpalljes kampion, Marku i falënderoi mijëra shqiptarët që kishin shkuar në ‘Air Albania Stadium’ për ta mbështetur.
Në deklaratën e tij, ai ka thënë se “kushdo që vjen këtu, jep shpirtin për të fituar” ka kërkuar duartrokitje për meksikanin që kishte ardhur në Shqipëri për të dhënë një duel të fortë.
It’s a win for @FlorianMarku92! 💥@Boxxer pic.twitter.com/0hDC7KdWPv
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) August 25, 2022
Duke kujtuar jetën e vështirë që ka kaluar, Marku ka thënë se edhe ai ka shpirt dhe ka momentet e vështira, porse ka thënë se nuk dorëzohet kurrë deri kur nuk mund të çohet më.
“Diçka jua premtoj, sa të boksoj, unë jap shpirtin dhe nuk dorëzohem kurrë në këtë ring derisa të bie pa ndjenja… përndryshe nuk ka dorëzim”, është shprehur kampioni. /Telegrafi/
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...