Konfirmohet zyrtarisht, nënvariantet ba4-ba5 edhe në Shqipëri

22:42 | 25 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Konfirmohet zyrtarisht prezenca në Shqipëri e nënvarianteve të Omicron ba4 dhe ba5. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se në 83 % të rasteve të Covid janë ba5, nënvarianti i Omicron i cili është me një klinikë të lehtë.

“Ne konfirmojmë prezencën e ba4-ba5 në vend. Pas sekuencimit genomik të të gjitha mostrave pozitive një kampion prej 230 mostrash u dërguan pranë laboratorit të Gjermanisë dhe nga totali kemi një predominim prej 83% të ba5 dhe një përqindje prej 4 % të ba4. Kemi bashkëqarkullim te ba2, ba4, ba5, por mbizotëron ba5”.

E pyetur për situaën e Covid në vend, dhe pritshmëritë e ekspertëve për Vjeshtën, Tomini thotë: “Shtatori-Tetori-Vjeshta do sjellë grumbullime. Vjeshta do të sjellë prezencë të Covid, mund te sjellë variante të reja dhe me shumë gjasa bashkëqarkullimi me gripin mund të jetë njëkohësisht. Jemi në një përqindje mbi 67% të popullatës target 16+ por duhet ta tejkalojë ketë me dozat e para që të jemi mbi 70%”.

Por a po i vjen fundi pandemisë së Covid-19?

“Prezenca e Covid, nuk flasim deri në Shtator por edhe në vijimësi, do jetë si sëmundjet e tjera respiratore dhe hapin e radhës e ka në endemi, në vijimësi janë që të kthehet si sëmundjet e tjera bashkëqarkulluese”.

Megjithatë përballë rrezikut për shfaqjen mutacioneve të tjera, ekspertët rekomandojnë të mos ndalohet vaksinimi antiCovid, sidomos për grupet e riskuara.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme