Escobar: Takimi me Vuçiqin ishte i vështirë dhe i gjatë

20:54 | 25 Gusht 2022
L G

Ka përfunduar takimi në Beograd mes emisarëve Miroslav Lajçak nga BE-ja dhe Gabriel Escobar nga SHBA-ja me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Për përfundimit të takimit mes emisarëve Lajçak dhe Escobar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq u deklarua edhe Ambasada SHBA-së në Beograd.

“Të vështirë dhe të gjatë” e cilësoi takimin edhe zoti Escobar. Në një postim të ambasadës amerikane në Beograd, emisari Escobar citohet të ketë thënë se e vlerëson “angazhimin e presidentit për paqen dhe qëndrueshmërinë. Do të vazhdojmë bisedimet”.

Takimi i tyre i parë në Beograd ishte me drejtorin e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Peter Petkoviq./arbresh.info/

 

Të ngjashme