Një 69-vjeçar gjendet pa shenja jete në Pejë

14:37 | 25 Gusht 2022
E.H

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në qytetin e Pejës.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi

Gashi ka bërë të ditur se viktima është një 69-vjeçar.

“Rreth orës 10:30 policia është njoftuar se në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë, dyshohet për një person pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dal policia dhe emergjenca, mjeku e ka konstatu vdekjen e viktimës”, tha Gashi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme