Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se VV, Qeveria dhe Kurti duhet të gjejnë zgjidhje e jo të konfrontohen me grevistë.
Reagimi vjen pas lajmit se në Ministrinë e Financave është kërkuar listë e personave që futen në grevë, në mënyrë që t’u hiqet paga.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se VV e ka për obligim të ulet me sindikalistët, të nisë dialogun social dhe të gjendet një zgjidhje për përfundimin e grevës.
Ajo ka shtuar se për konfrontimin me sindikatat do t’i bartin pasojat edhe Qeveria e VV, teksa ka publikuar dhe Ligjin për Grevat.
Bajrami në fund ka shkruar edhe që Qeveria, VV e Kurti kanë zgjedhur të mos flasin për asnjë temë tjetër përveç për tabela dhe për takime me Vuçiqin, dikur prioritet i fundit.
Postimi i saj i plotë:
Partia në pushtet, Qeveria dhe Kurti duhet të gjejnë zgjidhje e jo të konfrontohen me grevistë
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, dikur përkrahëse e secilës grevë në sektor publik e privat, duhet të gjejë zgjidhje shpejt për grevën e nisur sot sepse dëmi nga zgjatja e grevës mund të jetë i parikuperueshëm.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka për obligim të ulet me sindikalistët, të nisë dialogun social dhe të gjendet një zgjidhje për përfundimin e grevës.
Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke premtuar zgjidhje për secilin problem në nivel lokal, në nivel qendror, në nivel mbarëkombëtar e ndërkombëtar.
Tash, në vend të zgjidhjeve, Qeveria ka zgjedhur konfrontimi me sindikatat si rrugë e vetme. Kjo rrugë është e gabuar pasi pasojat do t’i bartin të gjithë e jo veç partia në pushtet dhe kryeministri Kurti. Edhe ideja për t’i ndëshkuar sindikalistët grevistë është vepër penale dhe nuk mund të realizohet në një shtet demokratik siç është Kosova. Ne kemi në fuqi Ligjin për Grevat, i cili i ka dhënë të drejtë punëtorit të organizojë grevë të ligjshme dhe i ka dhënë mbrojtje se askush s’mund të marrë masa ndaj tij pse ka hyrë në grevë të ligjshme. Ndëshkimet përmes komisarëve dhe komisariateve mund t’i bëjnë vetëm në parti por jo edhe në Qeveri.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Kurti kanë mbetur te tema e tabelave dhe nuk po merren me asnjë problem tjetër. As me problemin e arsimit. As me problemin e energjisë. As me problemin e ekonomisë. As me problemin e shëndetësisë.
Në vend të zgjidhjeve, Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti kanë zgjedhur të mos flasin për asnjë temë tjetër përveç për tabela dhe për takime me Vuçiqin, dikur prioritet i fundit.
Shih paragrafin 2 të nenit 11 të Ligjit Nr. 03/L-200 për Grevat. /arbresh.info/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...