Google ADS

Pezullimi i pagave për grevistët, Çitaku: Skandaloze dhe e papranueshme, greva është e drejtë e garantuar me ligj

14:06 | 25 Gusht 2022
K.B

Ministria e Financave ka konfirmuar se sindikalistët grevistë do të pezullohen nga puna dhe t’u ndalohen benefitet tjera për aq kohë sa janë pjesë e grevës.

Të papranueshme, skandaloze e të turpshme, një gjë të tillë po e cilëson nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se greva është e drejtë e garantuar me ligj, derisa ka shkruar se Kosova ka një Kryeministër që do nënshtrim.

“Kemi një Kryeministër i cili nuk don bashkëbisedim, por nenshtrim. Kemi një kryeminister i cili don ta zhdukë dialogun social. I përbuzë mësuesit, mjekët, veteranët”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme