Policia e Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, sot ka zhvilluar operacione policore në rajonin e Pejës dhe në rajonin e Gjakovës.
Operacioni policor i zhvilluar në rajonin e Pejës, ka ardhur si rezultat i zhvillimit të hetimeve intensive me qëllim të zbardhjes së veprimtarive kriminale ku të përfshirë kanë qenë disa persona të dyshuar për trafikim të armëve.
Gjatë operacionit policor janë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar.
Gjatë zhvillimit të këtij operacioni janë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse prona të të dyshuarve me qëllim të mbledhjes së provave dhe dëshmive ku janë gjetur dhe konfiskuar pesë armë, një AK-47 dhe katër revole, një predhë trombloni dhe 200 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dëshmi tjera.
Operacioni policor i zhvilluar në rajonin e Gjakovës, njësitë policore nga Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotik e asistuar nga Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Njësia e Krim Teknikës, në fshatin Lug-Bunar – Gjakovë kanë realizuar një operacion policor.
Këtij operacioni policorë i kanë paraprirë procedurat e aplikimit të masave të fshehta të hetimit në kuadër të parandalimit dhe luftimit të dukurisë së kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i zhvillimit të këtij plani operativ është identifikuar një person i dyshuar, i cili është arrestuar pasi i njëjti në një zonë malore të lokacionit të lartpërmendur kishte kultivuar bimë narkotike të llojit ‘kanabis sativa’ ku janë gjetur gjithsej 107 bimë të llojit të lartcekur me një gjatësi prej 2.5m të cilat me udhëzim të prokurorit kompetent janë shkatërruar, ndërsa një pjesë e tyre janë marrë për ekzaminim.
Si rezultat, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e tij është kryer kontroll ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me karikator dhe 17 fishekë dhe një karikator i revoles me 11 fishekë
Në lidhje me rastet e cekura për të gjitha veprimet e marra është njoftuar prokurori kompetent me aktvendim të së cilit ndaj të dyshuarave është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?