Mërgimtari nga Gjermania rrah gruan në Merdare sapo hyn në Kosovë, ia merr dokumentet

08:59 | 25 Gusht 2022
K.B

Një rast i dhunës familjare ka ndodhur në pikën e kalimit kufitar në Merdare.

Policia ka njoftuar se viktima femër ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve që kishte pasur me bashkëshortin e saj, derisa ishin në Gjermani, pasi kanë hyrë në Kosovë, i njëjti duke ushtruar dhunë fizike i ka marr dokumentet personale të viktimës.

“Me datë 24.08.2022 viktima femër kosovar ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve që kishte pasur me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, derisa ishin në Gjermani, pasi kanë hyrë në Kosovë, i njëjti duke ushtruar dhunë fizike i ka marr dokumentet personale të viktimës.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme