Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli thotë se deklarata e ambasadorit amerikan Christopher Hill, për vizitën e minstrit serb, Aleksandar Vulin në Rusi, është thirrje për zgjim për Kosovën.
Sipas tij, koordinimi me aleatët e Kosovës për çështje me rëndësi kombëtare është jetik.
“Ne në Kosovë duhet të bindemi se ambasadorët amerikanë, kudo që janë, përfaqësojnë në mënyrë strikte politikat e Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Shtetit. Reagimi i ambasadorit amerikan në Beograd ndaj palës serbe është diçka që nuk e kemi parë më parë. Christopher Hill është një personalitet i rëndësishëm i politikës amerikane, i përfshirë në shumë procese të rëndësishme për Kosovën dhe nuk besoj se shprehet jashtë kornizës së politikës amerikane.
Kjo qasje është një thirrje zgjimi për të gjithë ne”, shkruan Pacolli në Facebook.
Kreu i AKR-së, në fund ka pyetur: Ku po shkon Kosova, në kohën kur Serbia po komplimentohet nga partneri më i madh i shqiptarëve, SHBA?
Ndryshe, ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill ka folur për vizitën e minstrit serb, Aleksandar Vulin në Rusi.
Kësaj vizite, Hill i është përgjigjur me tallje, duke thënë se përveç tij, këtë vizitë mund të mos e kuptojë as vetë Vulin pse është bërë. “Nuk e kuptoj se çfarë po përpiqej të arrinte atje. Dhe, sinqerisht, ndoshta edhe ai nuk e kupton”, tha ambasadori Hill.
Gjatë një interviste për median në Beograd, N1, Hill tha se në takimin midis Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky i fundit shkoi i përgatitur “për të negociuar dhe vërtetë bëri punët e shtëpisë”./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...