Qeveria e Kosovës ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës

22:01 | 24 Gusht 2022
L G

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas, në ditën e pavarësisë së këtij shteti.

Kryeministri Albin Kurti, duke shpërndarë fotografi në llogarinë e tij në Twitter, shkroi se Ukraina ka treguar vlerën e lirisë së rrënjosur në demokraci.

“Që nga fillimi i luftës së paprovokuar të Rusisë, Ukraina na ka treguar vlerën e lirisë së rrënjosur në demokraci”, shkroi Kurti. “Në solidaritet dhe festë të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, sot ua zgjatëm qëndrimin gazetarëve ukrainas në Kosovë, ngritëm flamurin ukrainas krahas atij të Kosovës, dhe ngjyrosëm ndërtesën e Qeverisë sonë”, ka shkruar Kurti në një postim në Twitter.

Ukraina sot shënoi përvjetorin e 31-të të pavarësisë, përderisa ka hyrë në muajin e shtatë të luftës me Rusinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme