Pritet goditje e re çmimi për xhepat e qytetarëve, pasi nga 1 janari, një tjetër rritje do të ketë tek çmimi i energjisë elektrike.
Ndërkohë që presim faturat me çmime të larta, qeveria njofton se me fillimin e vitit të ri qytetarët duhet të përgatiten për fatura edhe më të larta.
Parashikimet fillestare nga ekspert të fushës, janë se rritja e çmimit do të jetë edhe për 25 përqind shtesë.
Profesori universitar Konstantin Dimitrov thotë se nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së kufizimeve, nëse qeveria nuk siguron thëngjill të mjaftueshëm për t’i mbijetuar muajve të ftohtë.
Qeveria pritet që nesër të shpallë gjendjen e krizës për energjinë elektrike dhe termike, e cila duhet të hyjë në fuqi nga 1 shtatori dhe do të jetë e vlefshme për 30 ditët e ardhshme.
Sipas Dimitrov, me një vendim të tillë qeveria vë në dispozicion të gjitha mjetet e saj financiare, pasi gjendja është alarmante.
Dimitrov është i vendosur se njoftimet për dimrin e vështirë nuk do të nënkuptojnë vetëm rritje të energjisë elektrike.
Sipas ekspertëve, rritja e sapo paralajmëruar e faturave do të nënkuptojë një goditje të drejtpërdrejtë jo vetëm për familjet, por edhe për ekonominë.
Do të sjellë edhe një valë të re pushimesh nga puna, sepse kompanitë nuk do të përballojnë dot presionin nga kostot e rritura, transmeton telegrafi.
Disa prej kompanive tashmë kanë paralajmëruar se po marrin fatura disafish më të larta.
Qeveria garanton se do të ketë energji të mjaftueshme për dimrin e ardhshëm, por gjithsesi dhanë udhëzime për kursimet që janë detyrim për sektorin publik dhe rekomandime për familjet.
Institucionet shtetërore kanë detyrimin të ulin konsumin me 15%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, dhe nëse nuk e bëjnë këtë, do të pasojnë sanksione.
Tash për tash nuk priten kufizime të energjisë elektrike.
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...