Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar lidhur me padinë që Asociacioni i Komunave të Kosovës ka parashtruar ndaj MASHTI-t për shkak të kontratës kolektive.
Nagavci përmes një reagimi në Facebook ka shkruar se që nga viti 2014 janë nënshkruar tri kontrata kolektive në mes të MASHTI dhe SBASHK, të tria në prag të procesit zgjedhor dhe asnjëra prej tyre nga qeverisja e LVV-së.
Ministrja thotë se për asnjërën nga këto kontrata kolektive nuk është bërë vlerësimi i ndikimit financiar dhe asnjëra prej tyre nuk është regjistruar në Ministrinë e Punës, siç parasheh legjislacioni në fuqi.
“Për sqarim kontrata e parë në vitin 2014 është nënshkruar në mes të ish-ministrit të Arsimit, Ramë Buja dhe kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Atë kohë, ishte Qeveria PDK-LDK kurse ministër i Financave, Bedri Hamza. Kontrata e dytë e vitit 2017, nënshkrues të kontratës kanë qenë ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Atëkohë ka qenë Qeveria PDK-LDK kurse ministër i Financave, Avdullah Hoti. Kontrata e tretë e vitit 2021. Nënshkrues të kontratës kanë qenë ish-ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ka qenë Qeveria PAN m( PDK-AAK-NISMA) dhe ministre e Financave, Hykmete Bajrami”, ka thënë ajo.
Nagavci ka shkruar se nga Ministria e Financave janë njoftuar zyrtarisht që sipas legjislacionit në fuqi, për çfarëdo nisme të re qeveritare duhet të bëhet vlerësimi i ndikimit buxhetor dhe duhet të lëshohet një opinion i pavarur.
Sipas Nagavcit, kryetarët e komunave, të cilët kanë paraqitur padi janë pjesë e partive politike që kanë qenë në pushtet kur janë nënshkruar këto kontrata dhe nuk kanë planifikuar asnjëherë buxhet. /arbresh.info/
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...