Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi po mbahet i mbyllur për medie.
Pas takimit me presidenten Osmani, Lajçak dhe Escobar do të takojnë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Dy emisarët ndërkombëtarë po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Kosovë, në tentim të arritjes së një zgjidhjeje për dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në dokumente dhe targa ilegale./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?