Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gazetaret ukrainase që janë duke qëndruar në Kosovë, për nder të shënimit të 31-vjetorit të pavarësisë.
Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se i ka siguruar ato se Kosova do ta mbështesë Ukrainën deri kur të triumfojë liria dhe paqja.
“Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, i sigurova gazetaret që po qëndrojnë në Kosovë si pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë”, që Kosova do ta mbështesë popullin e Ukrainës deri kur atje të triumfojë liria dhe paqja. Në një bashkëbisedim frymëzues me to, potencova mbështetjen tonë të plotë për punën e tyre të guximshme në mbrojtjen e së vërtetës dhe në forcimin e miqësisë në mes të popujve tanë”, ka shkruar Osmani./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...