Google ADS

Kurti sot pret në takim Escobarin dhe Lajçakun

08:54 | 24 Gusht 2022
K.B

Kryeministri Albin Kurti do të takohet sot me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 15:00.

Gati një javë pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, është planifikuar që kryeministri Albin Kurti të flasë sot për takimin e 18 gushtit në Bruksel.

Qeveria do ta mbajë një mbledhje në orën 11:00 dhe në fillim të saj Kurti do të flasë për takimin me Vuçiqin.

Zbatimi i vendimeve të Qeverisë për targat e automjeteve dhe fletë-deklarimet në kufi si masë reciproke me Serbinë u shty për 1 shtator dhe tensionet në veri të Kosovës u ulën disi. Por tani shtatori është afruar dhe deri të mërkurën e javës së ardhshme Kurti e Vuçiq pritet të vihen sërish përballë njëri-tjetrit për ta arritur një marrëveshje.

Gjashtë muaj pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, BE-ja dhe SHBA-ja po përpiqen ta parandalojnë një konflikt në Ballkan, me NATO-n që ka deklaruar disa herë se do të intervenojë në rast nevoje.

SHBA bëri me dije së fundmi se është e gatshme të përfshihet edhe me artilerinë e rëndë, Sekretarin e Shtetit. Për ta arritur një marrëveshje, Antony Blinken nuk do të hezitojë që të paktën t’i thërrasë në telefon Kurtin dhe Vuçiqin, ka konfirmuar zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

Rundi i fundit i dialogut nuk është konsideruar i mbyllur në BE deri sa të mos gjendet një zgjidhje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme