Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot me ç’rast kryeministri Albin Kurti do të adresohet për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.
Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, në një përgjigje për arbresh.info, ka thënë se Kurti adresimin do ta bëjë të mërkurën në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar.
“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar”, ka thënë Kryeziu.
Mbledhja e Qeverisë pritet të fillojë në orën 10:00.
Kurti takoi presidentin e Serbisë më 18 gusht në Bruksel, megjithatë nuk arritën asnjë marrëveshje për reciprocitetin në targa dhe letërnjoftim. /arbresh.info/
Gashi: Puna për anëtarësimin e Kosovës në KiE vazhdon deri n...
Deputetët e PD-së i vënë flakën karrigeve jashtë Kuvendit të...
Neymar u kthye në stërvitje me grupin pas gati një viti
Kapen mbi 90 kilogramë drogë në Tuz, dyshohet se u transport...
Musliu-Shoshi në Strasburg, merr pjesë në sesionin vjeshtor ...
Ushtarët amerikanë trajnojnë personelin e Forcës Rezervë Str...