Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon, godet dhe dhimbja nuk shteron.
Natën, dhimbja e dhëmbit është ndjeshëm më e fortë se gjatë ditës.
Përse ndodh kjo?
Ekspertët thonë se dhimbja është më e fortë në mbrëmje dhe e bën më të pamundur ardhjen e gjumit. Kjo ndodh për arsye se kur njeriu shtrihet, gjaku qarkullon me vrull drejt kokës duke shkaktuar një presion të konsiderueshëm në zonat e ndjeshme të gojës.
Pozicioni horizontal i trupit dhe qarkullimi i gjakut e bëjnë dhimbjen aq të fortë sa njeriu e ka të pamundur të mbyllë sytë.
Çfarë mund të bëni në këtë rast?
Ekspertët thonë se pikë së pari duhet të gjeni rrënjën e problemit. Pra, nëse keni një dhëmb të prishur, shkoni sa më parë te dentisti. Por duke qenë se edhe dentisti fle gjumë në atë orë, njeriu ka nevojë për një zgjidhje urgjente. Një nga kurat e trashëguara brez pas brezi në vendin tonë është rakia. Një gllënjkë raki me të cilën mund të bëni gargarë ose ta mbani në anën ku ju dhemb mund t’ju lehtësojë dhimbjen.
Kjo praktikë është ndjekur në shumë vende të botës dhe rekomandohet për arsyen se mund të mpijë zonën që dhemb dhe ta shuajë atë. Ekspertët paralajmërojnë se rakia nuk ka një rol të fortë në luftimin e baktereve, pra është thjesht një zgjidhje tepër afat-shkurtër.
Një mënyrë tjetër për të zbutur dhimbjen pulsuese të dhëmbit është që të merrni ilaç kundër inflamacionit. Këto ilaçe, siç është ibuprofeni, funksionojnë si një zgjidhje e shpejtë ndaj një problemi urgjent.
Një tjetër këshillë është që ta mbani kokën ngritur ndërsa jeni shtrirë për të penguar presionin e gjakut.
Shmangni ushqimet acidike, të ftohta ose të forta përpara gjumit dhe vendosni diçka të ftohtë në anën e faqes ku ju dhemb./ts/
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...
Ramosaj: Doracaku për “Edukim seksual” i papranueshëm, s’mun...