Ka ndërruar jetë biznesmeni nga Gjakova, Muhamet Juniku, i cili u plagos një muaj me parë me armë zjarri në fshatin Dujakë të Gjakovës.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publike familjarë të tij si dhe mediat lokale.
Në bazë të raportit të policisë, një muaj me parë, thuhet se pas një mosmarrëveshje i akuzuari kishte shtënë drejt biznesmenit Muhamet Juniku duke e lënë të plagosur.
Por, ai nuk arriti tu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë sot.
Lajmin për vdekjen e tij e tregojnë edhe në faqën e fshatit Dujakë.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot në moshë të re është ndarë nga jeta bashkëvendasi ynë Muhamet Juniku BETI, i cili përherë do të kujtohet si njeri i buzëqeshur, gazmor e i dashur me të gjithë”.
Për vdekjen e tij kanë shkruar edhe familjarët e tij ku edhe kanë shprehur ngushëllime./arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...