Një studim mjaft i rëndësishëm mund të ndryshojë mënyrën se si të parandalojmë dhe trajtojmë kancerin.
Sipas revistës mjekësore The Lancet, gati gjysma, 44 për qind, e të gjitha vdekjeve nga kanceri në vitin 2019 ishin për shkak të faktorëve të rrezikut të parandalueshëm. Ky zbulim mahniti dhe shokoi ata që trajtojnë pacientët me kancer çdo ditë.
“Të dish se gati gjysma e vdekjeve nga kanceri në botë mund të parandalohen është thjesht befasuese”, tha doktori William Dahur.
Duke përdorur të dhënat nga projekti i institutit për statistikat e shëndetësisë dhe vlerësimin e barrës së sëmundjeve globale, studimi shqyrtoi 23 lloje kanceri dhe 34 faktorë të rrezikut. Ata kanë gjetur tre shkaktarët kryesorë të sëmundjes. I pari, ndoshta jo dhe aq surprizues, ishte pirja e duhanit, shkaktari i dytë, konsumi i tepërt i alkoolit.
“Natyrisht që shumë njerëz në këtë vend pinë alkool në mënyrë të moderuar dhe të arsyeshme, por përdorimi i rëndë i alkoolit në fakt mund të shkaktojë një numër të konsiderueshëm të tumoreve, kancerit të mëlçisë dhe llojeve të tjera”, shtoi doktori.
Shkaktari i tretë, një indeks i lartë i masës trupore. Doktori Dahut, kryeshkencëtar në shoqatën amerikane të kancerit thotë se lajmi i mirë këtu është se të gjitha këto mund të parandalohen, duke bërë disa ndryshime radikale në mënyrën e jetesës.
“Imagjinoni nëse do të kishim një ilaç në vend të studimit, që ju mund ta merrni këtë ilaç me një lloj efekti anësor minimal, kosto relativisht të ulët dhe mund të parandaloni kancerin. Do të ishte diçka që do të ndryshonte historinë përgjithmonë”, përfundoi ai./dita/
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...