Google ADS

Pas takimit me Eskobarin, deklarohet Osmani

19:18 | 23 Gusht 2022
L G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas takimit që pati me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas përfundimit të takimit me Eskobarin, Osmani përmes Facebook-ut bëri të ditur se u diskutua se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.

“Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon”, shkruan e para e shtetit.

Megjithatë, Osmani nuk tregon se çfarë kërkoi Eskobar nga ajo si e para e shtetit, shkruan arbresh.info

“Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike. Partnetiteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor”, shkruan Osmani.

Ndryshe, pas takimit me Osmanin, Eskobar pritet të takojë krerët e opozitës./arbresh.info/

LEXO EDHE

Përfundon takimi Osmani-Escobar – Arbresh.info

Të ngjashme