Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë dhe gjenerali në pension Bozhidar Deliq vdiq sot pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë në moshën 67-vjeçare në Moskë, ku po trajtohej, shkruan gazeta serbe N1 transmeton arbresh.info.
Gjatë javës së kaluar, Shoqata për Krimet e Luftës në Gjakovë ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale (PSRK) kundër Deliqit.
Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, Bozhidar Deliq ishte komandant i Brigadës 549 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave.
Siç ishte raportuar, Fondi joqeveritar për të Drejtën Humanitare në Beograd, i cili heton krimet e luftës, ka ngritur dy kallëzime penale kundër Deliqit për krime në Kosovë, por ndaj tij asnjëherë nuk kanë nisur procedurat.
Si dëshmitar i mbrojtjes, Deliq u paraqit në Gjykatën e Hagës në gjykimin ndaj ish-presidentit serb Slobodan Milosheviq dhe gjeneralit Vladimir Lazareviq, i cili ishte dënuar për krime lufte në Kosovë.
Deliq ishte deputet i parlamentit serb në disa mandate, kurse në vitin 2007 nënkryetari i tij nga Partia Progresive Serbe (SRS) e të dënuarit të Hagës – Vojislav Sheshel.
Pas ndarjes në SRS në 2008, Deliq iu bashkua Partisë Progresive Serbe të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, për t’u larguar në vitin 2011 për shkak të mosmarrëveshjeve me politikën partiake dhe për t’u kthyer te radikalët.
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, kur SRS nuk e kaloi censusin, Deliq ra në konflikt me liderin e radikalëve dhe u përjashtua nga anëtarësia./arbresh.info/
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...