Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar aktorin Faruk Begollin në 15 vjetorin e vdekjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se Profesor Faruk do të mbetet një ndër njerëzit më pasionant të artit.
“15 vjet pa ikonën e teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli. Në kujtesën tonë kolektive, profesori Faruk mbetet një ndër njerëzit më pasionant për artin” ka shkruar Krasniqi.
Tutje Krasniqi bërit të ditur se ndihet krenar që sa ka qenë ai ministër i Kulturës, ia ka ndarë çmimin Kombëtar “Bekim Fehmiu”.
“Ai vuri themelet e Teatrit “Dodona” në Prishtinë dhe kontribuoi jashtëzakonisht shumë në krijimin e Degës së Aktrimit në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Jam krenar që kur isha Ministër i Kulturës, në vitin 2013, profesori Faruk ka qenë figura e parë që ia kemi ndarë post-mortem Çmimin Kombëtar ‘Bekim Fehmiu’ për Vepër Jetësore në Kinematografi”, u shpreh i pari i PDK-së.
“Përjetësisht mirënjohës për veprën e artistit tonë të madh, profesorit të shquar e personalitetit të papërsëritshëm – Faruk Begolli”, ka shkruar në fund Krasniqi./arbresh.info/
Nagavci: Të gjithë fëmijët shqiptarë mësojnë me abetaren e p...
Ministri Maqedonci thirrje të rinjve që të aplikojnë në FSK:...
“Mashtrimet nëpërmjet internetit”, Policia del me njoftim si...
PDK kërkon seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së
Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë për shkelje nga Ser...
Presidenti Begaj takohet me të Dërguarin e Posaçëm të Kryemi...