Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

12:22 | 23 Gusht 2022
K.B

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në ora 08:55 në fshatin Prelez të Ferizajt kanë arrestuar personin me inicialet N.B (M/K), i moshës 38 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjilan , për veprën penale ‘’ Hyrja në sistemet kompjuterike ’’ me dënim burgimi prej 195 ditëve.

I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme