Google ADS

Tym i madh afër Qeverisë, shpërthen në flakë gjeneratori në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës

11:55 | 23 Gusht 2022
A Z

Gjatë kohës sa nuk kishte rrymë dhe po përdorej gjeneratori, në ndërtesën e ish-Gërmisë ka shpërthyer zjarri.

Punëtorët e ministrisë së Infrastrukturës dhe të ministrisë së Punëve të Brendshme, që janë të vendosur aty, kanë dalë jashtë ndërtesës, teksa në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe njësitet e tjera relevante.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale konsiderohet të jetë të shumta.

Ky objekt gjendet përballë objektit kryesor të Qeverisë.

 

Të ngjashme