Tërmet i fuqishëm në Indonezi, lëkundjet zgjasin një minutë

08:18 | 23 Gusht 2022
K.B

Një tërmet i fuqishëm ka goditur në orët e para të mëngjesit Indonezinë, duke bërë të shpërthejë alarmi i tsunamit në disa rajone.

Tërmeti me magnitudë 5.6 rihter kishte si epiqendër zonën turistike të Balit dhe sipas autoriteteve shkencore, lëkundjet zgjatën për më shumë se një minutë.

Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo dëme nga tërmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme