Në vijim të traditës së saj, Partia e Lirisë hapi mbrëmjen e djeshme kampingun veror me të rinjtë e saj në Jalë.
Kryetari i partisë Ilir Meta rikthehej në këtë aktivitet pas 5 vitesh mungesë për shkak të angazhimeve të tij si President.
Gjatë fjalës së tij, Meta përdori hobin e tij të ngjitjes në male për tu dhënë mesazh të qartë të rinjve të PL-së sëbashku kanë nisur një rrugëtim të vështirë politik.
Që nga 25 korriku kam rënë 5-7 kilogram. Jemi nisur për malore dhe para jush është një njeri që ka bërë gjatë këtyre 5 viteve që bënit Jalën ka ngjitur Jezercën, do bëj edhe Malin e Çikës.Ka disa parime, asgjë nuk vjen rastësisht, tha Meta.
“Po nuk u stërvite në kodra nuk ngjitesh dot në male. Ne të gjithë së bashku do të arrijmë atë qëllim që ka Partia e Lirisë që nga 25 korriku.Duke ju ftuar që të gjithë që të jeni krenar për ju qe keni qenë pjesë e LSI, për ato kontribute që janë bërë për të zhbllokuar kriza në vend, për reforma të ndryshme, për rotacione demokratike dhe sidomos për atë përfshirë që të rinjtë e LRI dhanë në pushtetin lokal dhe kudo”, përfundoi ai. /arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...