Tetë shqiptarë të cilët u arrestuan nga policia spanjolle pasi akuzohen për trafik droge janë lënë në burg nga Gjykata.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se 8 shqiptarët ishin pjesë e një bande kriminale, ndërsa akuzohen se kishin mbjellë 11,500 bimë marihuanë në plantacionet e Castellotes dhe Beceites.
Shqiptarët janë të moshës nga 30 deri në 50 vjeç, pa precedentë penalë të mëparshëm, të cilët jetonin në të njëjtat plantacione ku u kap droga, në kushte shumë të këqija
Shqiptarët u ndaluan dy ditë më parë dhe janë pjesë e një bande me 12 anëtarë, ku katër prej tyre u shpëtuan prangave të policisë. Këto të fundit janë përshkruar nga policia si të rrezikshëm, raportojnë mediat.
Policia spanjolle zbuloi lidhjen midis dy plantacioneve nga trafiku i vazhdueshëm i automjeteve që udhëtonin në mënyrë të dyshimtë midis Castellote dhe Beceite. Garda Civile kreu dy aksione, një në çdo lokalitet, duke arritur të arrestojë 7 persona në Castellote dhe një tjetër në Beceite .
8 të arrestuarit janë burra të kombësisë shqiptare, të moshës nga 30 deri në 50 vjeç, pa precedentë penalë, të cilët jetonin në të njëjtat plantacione në kushte shumë të mjerueshme./oranews/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...