Google ADS

Dy ambasadorë shkojnë në Junik, flasin me kryetarin Shehu për potencialin e komunës

18:40 | 22 Gusht 2022
K.B

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier bashkë me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, kanë shkuar për vizitë në Komunën e Junikut.

Ata u takuan me kryetarin Ruzhdi Shehu ku diskutuan për potencialin e Junikut dhe prioritetet e zhvillimit ekonomik të komunës.

“Vizitë e mrekullueshme sot në Komunën e Junikut, së bashku me Nicholas Abbott për të takuar kryebashkiakun Shehu dhe anëtarët e ekipit të tij. Ne patëm një diskutim të mirë për potencialin e Junikut dhe prioritetet e zhvillimit ekonomik të komunës”, ka shkruar ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme