Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë
Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore për muajin qershor të vitit 2022.
“Në muajin qershor të vitit 2022, prodhimi bruto nga termocentralet i energjisë elektrike ishte 556.97 GWh; prodhimi bruto nga hidrocentralet e energjisë elektrike ishte 8.4 GWh; dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare i energjisë elektrike ishte 21.65 GWh”, thuhet në njoftimin ASK-së.
Sipas këtij, njoftimi gjatë muajit qershor të vitit 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 437.52 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 325.38 GWh, ose 12.09% më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
“Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 9.24%. Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në qershor të vitit 2022 ishte 228.42 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 377.93 GWh”, thuhet në njoftim.
Ndryshe vazhdon njoftimi se prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.92 mijë ton, ose 14.35% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,