Google ADS

Sveçla: Vuçiq ka gënjyer sa i përket Policisë së Kosovës

07:17 | 22 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka thënë se presidenti i Serbisë ka gënjyer për sa i përket Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter, duke iu referuar deklaratës së Vuçiqit që Policia e Kosovës s’mund ta bëjë këtë.

Më tej Sveçla e quajti Vuçiqin ministër i Propagandës së MIllosheviqit.

“Ministri i Propagandues i Millosheviqit, Vuçiq, në konferencën e sotme ka gënjyer për Policinë e Kosovës. Një zotim nga e kaluara se ushtria e Kosovës nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e Komandës së KFOR-it, është shtrembëruar qëllimisht”, ka thënë Sveçla./rtk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme