Google ADS

Sulmuesit e ushtarëve shqiptarë në Gramsh akuzohen zyrtarisht për spiunazh

00:09 | 22 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Policia ka njoftuar se dy rusët dhe ukrainasi, që dje kanë tentuar të futen në depon e armatimit në Gramsh ku plagosë dy ushtarë, janë arrestuar për spiunazh.

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

Ata do të gjykohen dhe për dëmin që u shkaktuan ushtarëve me anë të një spray neuro-paralizues.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas, pajisje kompjuterike laptop, dronë, aparate celulare dhe sende të tjera të cilat do të ekzaminohen, rezultatet e të cilave do të jenë pjesë e hetimit, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme