Katër anije të tjera u larguan nga portet e Ukrainës sipas marrëveshjes së eksportit të drithit të nënshkruar muajin e kaluar në Istanbul, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dy anije u nisën nga porti ukrainas Chornomorsk, ndërsa nga një nga portet Odesa dhe Yuzhny, tha ministria në Twitter.
Ajo shtoi se një anije që tashmë është duke ardhur nga Ukraina dhe pesë të tjera që po shkojnë në Ukrainë do të inspektohen gjithashtu në veri të Istanbulit.
Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje muajin e kaluar për të rifilluar eksportet e drithit nga portet ukrainase të Detit të Zi, Yuzhny, Chornomorsk dhe Odesa, të cilat u ndaluan për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, tashmë në muajin e gjashtë.
Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja është krijuar në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat.
Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar tha të shtunën se 51 anije kanë lundruar pas marrëveshjes dhe 27 prej tyre janë nisur nga Ukraina.
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër