Google ADS

Joe Biden kujton një ngjarje të rëndë të prindërve të tij kur ishin të varfër

22:49 | 21 Gusht 2022
E.H

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes një postimi në rrjetin social Facebook,  ka thënë se i kujtohet kur prindërit e itij nuk kishin para të mjaftueshme për t’i paguar të gjitha faturat.

E për këtë Biden thotë se si president do të bëjë gjithçka për t’i ulur kostot familjare.

“Mbaj mend që u ula në tryezën e ngrënies së mamasë dhe babait tim dhe i shikoja ata të zgjidhnin se cilat fatura do të paguanin atë muaj, sepse nuk kishin para të mjaftueshme për t’i paguar të gjitha. Kjo është arsyeja pse unë po bëj gjithçka në fuqinë time për të ulur kostot për familjet”, ka shkruar Biden./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme