Google ADS

“Rroga ka vdekur”, ‘funerali’ i pazakontë në Argjentinë

22:37 | 21 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Me qindra njerëz mbushën sheshin kryesor të Buenos Ajres për një ceremoni varrimi të pazakontë.

Gratë të veshura me të zeza e me kurora me lule dhe disa burra që mbanin një  arkivol , nuk vajtonin për  humbjen e një njeriu, por  për vdekjen e pagave të tyre.

“Kemi dalë këtu për të luftuar për ëndrrat tona, të ardhmen tonë. paga që marrim  është shumë e ulët. Nuk arrijmë dot të blejmë as gjysmën e produkteve bazë ushqimore.”- tha qytetarja Carolina.

Ndërsa pjesa më e madhe e botës po lufton me inflacion të lartë njëshifror këtë vit, betejat e Argjentinës janë të  një kategorie tjetër.

Paga minimale mujore zyrtare e vendit është 334 dollarë, ndërsa një shportë ushqimore bazë për një familje me dy të rritur dhe dy fëmijë kushton më shumë se dyfishi i asaj rroge.

Vitet e përpjekjeve politike për të frenuar inflacionin kanë bërë pak për të ulur rritjen e çmimeve dhe në korrik vendi regjistroi normën më të lartë të inflacionit në 20 vjet./tch/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme