Google ADS

Aksident në Lushnjë, në mesin e të lënduarve edhe dy fëmijë

22:27 | 21 Gusht 2022
E.H

Gjashtë persona mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të diele në një aksident në Lushnje të Shqipërisë.

Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnje në fshatin Pirrë.

55-vjeçari M. Kapllani duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues 27-vjeçarin me iniciale I. K., banues në fshatin Pirrë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët: G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë errësira në rruge.

Mjeti bujqësor nuk lejohet të futet në këtë aks, ndërsa mjeti me targa italiane nuk e ka parë dhe i ka rënë nga pas zetorit./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme