Udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara bënë thirrje të dielën për vetëpërmbajtje rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainës që është nën kontrollin e Moskës dhe premtuan se do të vazhdojnë të mbështesin Kievin.
Në një bisedë telefonike, katër udhëheqësit bënë gjithashtu thirrje që inspektorët e pavarur të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, të vizitojnë sa më parë objektin bërthamor, tha zëdhënësi i kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Tensionet rreth centralit të energjisë bërthamore të kontrolluar nga Rusia, kanë shkaktuar alarm për mundësinë e një katastrofe më të rëndë se Çernobili.
Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për sulme përreth dhe ndaj centralit.
Të premten, presidenca franceze tha se presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord që inspektorët e IAEA-së të inspektojnë objektin.
Gjatë bisedës të së dielës, kancelari Scholz, presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Boris Johnson “ranë gjithashtu dakord që mbështetja për Ukrainën në mbrojtjen kundër agresionit rus do të jetë e qëndrueshme”./voa/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...