Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu është përgjigjur reagimeve që kanë ardhur nga kritikët pas ngjarjeve në Gramsh dhe Poliçan,
Sipas kryeministrit të gjithë kanë folur me zell për sigurinë kombëtare, por pa u fokusuar te e vërteta që sipas Rames është se institucionet kanë funksionuar siç duhet.
““Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkon mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet”, ka shkruar Rama në Twitter.
Kujtojmë se dje dy rusë dhe një ukrainas tentuan të hyjnë në depon e armatimit në Gramsh, duke lënduar dhe dy ushtarë që ruanin zonën, ndërsa sot dy çekë u arrestuan brenda tuneleve të uzinës në Poliçan duke fotografuar, ndërsa bashkëjetueset e tyre prisnin jashtë./arbresh.info/
“Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare,shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane,portale e faqe personale,duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!
— Edi Rama (@ediramaal) August 21, 2022
Katër persona goditen nga vetura në Mitrovicë – mes tyre dy ...
Për nëntë muaj, 122 policë ishin “viktimë” e dhunës së qytet...
Treni i linjës Prishtinë – Pejë u gjuajt me gurë, Trainkos t...
Lëndim i rëndë trupor në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Lufta kundër krimit dhe trafikut të emigrantëve, Shqipëria e...
Bullgaria mban zgjedhjet parlamentare