Asnjë i vdekur me Covid-19 në Shqipëri, regjistrohen 341 raste të reja

17:25 | 21 Gusht 2022
E.H

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se 24 orët e fundit janë kryer 904 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 341 qytetarë.

Janë 3,791 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë Shqipërinë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 331 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 317,564 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme