Google ADS

Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, prokuroria regjistron çështjen me tre akuza që lidhen me spiunazh

17:15 | 21 Gusht 2022
E.H

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Gramsh mbrëmjen e djeshme.

Bëhet e ditur për Top Channel se prokuroria e Elbasanit e ka regjistruar këtë çështje me tre akuza që lidhen me spinazh.

Prokurorët besojnë se kanë prova që “blogerët” po kryenin spiunazh.

Ata do të dalin para gjykatës për tre vepra penale: Neni 214, sigurimi dhe dhënia e informacioneve ushtarake një shteti të huaj me qëllim cënimin e pavarësisë, neni 237 goditje për shkak të detyrës dhe mbajtje e armëve të ftohta pasi mbajtja e neuropalizuesve profesionale futet tek armët e ftohta sipas njërit nga anetarët e grupit të hetimit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme