Kosovës do t’i duheshin më së paku dy vite për të nënshkruar një traktat të përbashkët me Shqipërinë, për mbrojtjen e dy shteteve në rast të ndonjë rreziku.
Kështu thotë për arbresh.info njohësi i sigurisë Drizan Shala.
“Një traktat i tillë në aspektin teknik procedural mund të merr kohe përafërsisht më gjitha kapacitetet 2 vite nga data e nismës, kjo pasi ekzistojnë një mori pikash që duhet t’i plotësojë ushtria Shqiptare më anëtarët e NATO-s ku dihet që në rast se një anëtar hynë në luftë do të hyjnë edhe anëtarët tjerë sipas paragrafit të 5 të marrëdhënieve NATO me anëtarët e saj”, tha ai.
Shala shton se ky propozim tregon shumë në nivelin politik dhe përçon një mesazh që duhet të nënkuptohet nga vetë anëtarët e NATO-se të cilët nuk e kanë njohur Kosovën dhe realitetin e ri të 2008-ës.
“Jemi në situatën fillestare ku edhe FSK-ja duhet të përmbyll afatin dhe planin e saj të transformimit dhe t’i ngrit kapacitetet e saja në nivel të kënaqshëm sipas udhëzimeve nga vetë NATO dhe pastaj në bashkërendim më partnerin tonë kryesor SHBA të ndërmarrim veprime dhe hapa konkret në këtë aspekt. Kosova por edhe Shqipëria të dyja do të përfitonin në rend të parë fuqi njerëzore, dhe pjesë tjera infrastrukturore por gjithashtu edhe doktrinal”, përfundoi ai.
Presidentja dëshiron që vendin ta avancoj ndërkombëtarisht, dhe ta bind popullin që është duke punuar për të mirën e vendit, dhe bashkëpunojnë ngushtë edhe me Qeverinë për çështje të ndryshme shtetërore, dhe të standardit të qytetarëve të tyre, e sidomos për sigurinë e vendit që është detyrë prioritare e presidentes thotë eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava për arbresh.info.
Sipas tij ky propozim nga ana e presidentes është i qëlluar, sidomos në këto kohë që i dimë rrethanat e krizave luftarake.
“Dihet që Shqipëria dhe Kosova i takojnë të njëjtit komb me gjuhë dhe kulturë të njëjtë, dhe kufizohen në të gjitha anët e territoreve mes veti, e sidomos kur e kemi parasysh tani që Shqipëria është anëtare e rregullt e NATO-s, prandaj me një traktat të nënshkruar, do të obligoheshin që këto shtete ti qëndrojnë pranë njëra tjetrës, qoftë edhe nga kërcënimet që iu bëhen tani Kosovës, nga shtete që janë armiqësisht të drejtuara ndaj Kosovës”, tha ai.
Ai shton gjithashtu se ky traktat i nënshkruar do të ishte shumë i qëlluar për këtë kohë dhe me këtë nënshkrim tani edhe shtete jo miqësore ndaj vendit tonë, do ta kenë te qartë se territori i Kosovës është i pacenueshëm, dhe kush e sulmon Kosovën në të njëjtën kohë është duke e sulmuar edhe Shqipërinë, prandaj këto dy shtete me ushtritë e tyre tani do te jenë në shërbim të popullit shqiptar e sidomos në miqësi me shtetet demokratike të botës, sikur që është Amerika me aleatët e saj që e përbejnë si aleancë e NATO-s.
Se çfarë do të përfitonin dy shtetet nga ky traktat, Tërnava thotë se Shqipëria dhe Kosova do të përafroheshin, dhe me kuadrat e përbashkëta ushtarake e policore do garantonin sovranitetin e plotë të territoreve se tërësisë të tokave shqiptare, dhe me stërvitjet mes tyre do ta ngritnin në nivelin më të lartë të sigurisë të vendeve të shqiptarisë në territoret e tyre, dhe do t’i sillnin një siguri territorit shqiptarë qoftë nga vendet e fqinjëve apo të tjerëve që deri më tani nuk ishin miqësor ndaj Kosovës.
Dhe në stërvitjet e ardhshme do të stërviteshin në bashkësi të plotë mes vete si dhe me shtete tjera qoftë në përbërje me NATO-n apo edhe me shtete tjera mike, ashtu si e kërkojnë rrethanat jetike por gjithsesi në harmoni me shtetet mike që na kanë ndihmuar me u çliru, nga ato shtete armiqësisht që ishin të gatshme që ta shkatërrojnë Kosovën në tërësi, përfundoi ai.
Kujtojmë se të hënën gjatë vizitës së presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj, në një konferencë të përbashkët presidentja e vendit Vjosa Osmani bëri të ditur se Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë një traktat të përbashkët për mbrojtjen e dy vendeve në rast të ndonjë rreziku.
“Shqipëria i ka dhënë mbështetje pa rezervë Kosovës në të gjitha periudhat. Do të nënshkruajmë traktat me Shqipërinë nëse rrezikohet siguria e dy vendeve tona”, ka deklaruar Presidentja./Kujtesë Berisha /arbresh.info/
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...