Izraeli planifikon të sigurojë ujë nga Mesdheu për liqenet ku vërehet thatësirë për shkak të ndryshimeve klimatike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të CNN-it, administrata izraelite ka njoftuar një mënyrë zgjidhjeje lidhur me tharjen e liqeneve për shkak të ndryshimeve klimatike.
Sipas kësaj, Izraeli po planifikon të pompojë ujë nga Mesdheu për liqenin Tiberias (Galilee) i cili më parë ka qenë shumë i mbushur por që pesë vite më parë arriti në nivelin më të ulët në histori.
Uji që do sigurohet nga Mesdheu do shndërrohet në ujë të ëmbël duke u shkripëzuar dhe do të mund të përdoret për mbushjen e çdo liqeni në vend që tregon tharje.
Liqenet përveçse sigurojnë ujë për fermat lokale dhe pemëtoret e frutave aktuale, janë edhe një burim të ardhurash për turizmin.
Liqeni Tiberias në Bibël referohet si liqeni mbi të cilin ka ecur Hz.Isai (Jezusi).
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit