Aksident në Tiranë, makina kthehet përmbys

21:10 | 20 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme në Tiranë.

Një makinë është kthyer përmbys në afërsi të maternitetit të ri. Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje për të bërë mjekimin e personave të cilët ndodheshin në automjet të cilët kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të bërë devijimin e trafikut të rënduar të shkaktuar si pasojë e bllokimit të rrugës./lapsi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme