Një raketë ruse goditi të shtunën një zonë rezidenciale të një qyteti jugor të Ukrainës, jo shumë larg një centrali bërthamor, duke plagosur 12 civilë dhe duke rritur frikën për një aksident bërthamor të mundshëm, thanë zyrtarët ukrainas.
Vitaliy Kim, guvernatori i rajonit të Mykolaivit, njoftoi në aplikacionin Telegram se mes të plagosurve ishin katër fëmijë dhe se disa shtëpi private dhe një ndërtesë apartamentesh pesëkatëshe në Voznesensk, u dëmtuan nga sulmi.
Qyteti është rreth 30 km larg centralit bërthamor të Pivdenukrainskit, i dyti më i madhi në Ukrainë.
Agjencia shtetërore Energoatom që menaxhon katër centralet e energjisë bërthamore të Ukrainës, e përshkroi sulmin në Voznesensk si “një akt tjetër terrorizmi bërthamor rus”.
Alarmet për sulme ajrore u dëgjuan disa herë të shtunën në rajonin e Mykolaivit.
“Ka mundësi që raketa të ketë pasur në shënjestër pikërisht Centralin Bërthamor të Pivdenukrainskit, të cilin ushtria ruse u përpoq ta merrte nën kontroll përsëri në fillim të marsit,” tha Energoatom në një deklaratë.
Rusia nuk reagoi menjëherë për këto akuza.
Autoritetet ukrainase u kanë bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që të detyrojnë forcat ruse të largohen nga një tjetër central bërthamor i cili u mor nën kontroll menjëherë pasi Rusia filloi agresionin në Ukrainë më 24 shkurt.
Qyteti Enerhodar, ku ndodhet centrali i Zaporizhzhias – më i madhi në Evropë – është goditur vazhdimisht me granata.
Moska dhe Kievi fajësojnë njëri-tjetrin për sulmet./voa/
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...