Google ADS

Në Hajvali të Prishtinës largohet deponia ilegale me 30 mijë metër kub mbeturina

17:01 | 20 Gusht 2022
E.H

Këtë të shtunë Komuna e Prishtinës ka larguar deponinë ilegale me mbi 30 mijë metër kub mbeturina në Hajvali.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, përmes një postimi në Facebook.

“Edhe në ditë vikendi po vazhdojmë me aktivitete në shërbim të qytetit dhe qytetarëve. Sot në Hajvali përfunduam largimin e mbeturinave të krijuara nga kjo deponi ilegale (mbi 30,000 m3)”, ka shkruar Musliu.

Mes tjerash, ai shtoi se mbrojtja dhe kujdesi ndaj mjedisit, duhet të jetë qëllimi i gjeneratave të reja dhe shoqërisë në tërësi.

“Ta bëjmë Prishtinën qytet të pastër, gjelbër dhe të jetueshëm”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme